Babin ia shihni çdo ditë, po mamin e Kajan e patë si dukej mbrëmë te Kënga Magjike?

Nata finale e Këngës Magjike nuk ka shpëtuar pa u komentuar as për veshjet e personazheve të njohur. Jo vetëm të atyre që u ngjitën në skenë, por edhe të VIP-ave të ftuar në sallë. Në një moment kur Arditi përshëndeti për mbështetjen që i jep çdo vit këtij festivali kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga ekrani, në krah të tij të tij, ju keni parë edhe Ajolën, dy muaj pas lindjes së djalit. Vështirë të thuash pas një fotoje a pas një imazhi të shkurtër se sa shumë ka ndryshuar Ajola pas lindjes së Kajan, por sot, ajo na ka servirur një foto në llogarinë e saj në Instagram dhe nuk është e panatyrshme habia. Për të disatën herë…

Elegante, siç di gjithmonë të jetë, dhe veshur me të zeza, Ajola të gjithë rrjetin e ka vënë edhe një herë në pikëpyetje: “Ka lindur vërtet?”

“Mami dhe babi mbrëmë te Kënga Magjike”,– shkruan pas kësaj fotoje Ajola, në të cilën nuk mungon as e qeshura tipike e lali Erit dhe as buzëqeshja e kujdesur dhe e ëmbël e saj.

Në fakt, me elegancën e Ajolës të gjithë jemi mësuar, ndaj për t’u vlerësuar në këtë rast është edhe kryetari i bashkisë, i cili, falë këtyre mbrëmjeve elegante, e gjen veten në stil më afër bashkëshortes dhe pak më larg xhinseve e veshjeve sportive…. pulovrave me drerë, në fakt, gjatë këtij muaji festiv.

Share With:
Translate »
775 Views