Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se si pasojë e zjarrit që i përfshiu banesën, ka ndërruar jetë një 16-vjeçare. Po ashtu ajo sjell pamjet e brendshme të shtëpisë së shkrumbuar nga flakët.

Në pamjet e publikuara, shihet se si orenditë shtëpiake janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa një tym i madh shpërndahet në të gjithë hapësirën e banesës. Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe tashmë kanë izoluar flakët, të cilat rezultuan fatale për të miturën.