Banorja e ‘BBVK’: Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të mi marrë fëmijët

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja, Drenusha Latifi ka folur mes lotëve sonte në Prime në “Big Brother Vip Kosova”. Drenusha është shprehur e merakosur për fëmijtë e saj dhe për gjendjen e tyre.

Ajo tha se ish-bashkëshorti i saj nuk i do fëmijët e tyre, por i përdor ata, për hakmarrje ndaj saj.

E di që ata kanë pas me shku te babai i vet, une kam kërku, por jam frikësu, qe ka me pas tentativa me mi marrë fmitë. Para se me u fut në Big Brother ai ka pas tentativë për kujdestari të përkohshme të fëmijëve, ka pas gjana që si kom pritë që mundet me i bo ndaj femijeve, kjo ka qenë edhe frika ime. Spo du me bo ata të keq, mirëpo femijet janë të përfshirë në tentativat e tij, ai para një jave e ka tërhek padinë për kujdestarine e përkohëshme”, tha ajo ndër të tjera.

Share With:
Translate »
27 Views