Barësh Arduç bëhet baba dhe ndan foton e parë me vajzën

Aktori i njohur turk Barësh Arduç, protagonist i serialit “Kuzgun”, është bërë baba për herë të parë. Barësh është bërë me vajzë. Vogëlushja erdhi në jetë në një spital të njohur të Stambollit. Arduç dhe bashkëshortja e tij, aktorja Gupse Ozaj, po jetojnë ditët më të lumtura të jetës së tyre.

Çifti e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm jetën private. Madje shtatzëninë e kanë mbajtur në fshehtësi deri në momentin që lajmi u përhap në shtypin turk pikërisht në momentin kur ata po spekulonin për një krizë të mundshme duke mos i parë bashkë në publik. Barësh dhe Gupse i kanë vendosur vajzës emrin Jan Asya.

Aktori konfirmoi gjithashtu lindjen e vajzës me një foto ku shfaqej duke mbajtur karrocën e bebes, të cilën e shoqëroi me një emoji biberon.

Share With:
Translate »
118 Views