“Më lëndojnë…”, Nicola Peltz flet për marrëdhënien me vjehërrit dhe të vërtetën e fustanit të nusërisë

Nicola Peltz është shprehur se është lënduar nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar kohët e fundit sipas të cilave marrëdhënia e saj me Victoria Beckham nuk është e mirë. “Ata janë të shkëlqyer”, tha ajo për vjehërrit në revistën “Grazia”.

Nicola gjithashtu tregoi se nuk ka probleme për fustanin që ajo veshi për dasmën e saj në Florida. Ajo sqaroi se Victoria nuk mund ta realizonte në kohë fustanin e saj dhe kështu vendosi të vishte një nga Valentino.

“Kur lexoj gjëra që thonë gjëra të tilla si nuk kisha planifikuar të vishja një fustan nga Victoria Beckham apo gjëra të tilla, më lëndonjnë”, tha ajo. “Përpiqem të mos e lejoj, por thjesht nuk është e vërteta”.

Share With:
Translate »
41 Views