Bashkëshorti i aktores së ndjerë: Djali më pyet se ku është mami

Ish “Miss Wales” dhe aktorja e filmave të njohur “Coronation Street” dhe “Cold feet”, Melanie Hughes ka ndërruar jetë papritur në moshën 39-vjeçare.

“Mel ishte shumë e dashur dhe e sjellshme. Ajo ja kushtonte kohën të gjithëve. Jemi komplet të shkatërruar nga humbja e një shpirti të mrekullueshëm siç ishte Mel. Nuk do e harrojmë kurrë”, tha bashkëshorti i saj, Rick Hughes.

“Djali 3 vjeç kërkon mamanë e tij. Ai pyet ku është mami”, u shpreh ai.

Melanie fitoi “Miss Wales” në 1997. Më pas ajo iu përkushtua aktrimit me dy role në filmin “Coronation Street” dhe “Cold feet”. Së fundmi ajo punonte në një kompani.

Aktorja u nda nga jeta papritur dhe ende nuk dihet shkaku. 

Share With:
Translate »
740 Views