Bashkëshorti i Valentina Leskajt ndërron jetë nga COVID-19: Humbëm bashkëshortin, babain dhe gjyshin model

Bashkëshorti i ish-ministres Valentina Leskaj ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi humbi betejën me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Leskaj e cila ka publikuar një status në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj dhimbjen për humbjen e bashkëshortit.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit.

Për shkak të situatës ceremonia do jetë private.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin”– shkruan Leskaj.

Tiranapost.al

Share With:
Translate »
675 Views