Bashkëshorti sjell foton e parë të Lauras me të bijën dhe zbulon surprizën e ditëlindjes
Ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, por Laura Vorpsi ka të njëjtin shkëlqim si gjithmonë, madje e vogla mund të themi me bindje se ia ka shtuar shumëfish bukurinë dhe fisnikërinë ish-zëdhënëses së Partisë Demokratike. Ndërsa daljet e saj publike, pas statusit nënë janë bërë akoma më të rralla, ne do të ndajmë me ju dy foto të veçanta nga ditëlindja e saj. Ka qënë bashkëshorti i Lauras i cili i ka bërë një dedikim ku për herë të parë shfaqet Laura me të bijën dhe ka shkruar se dy bukuroshet janë jeta e tij, ndërsa në një tjertër foto, në T-shirtin e vogëlushes, lexohet gjithashtu një urim për të ëmën. Ndërkohë që përvec romanticitetit dhe petaleve të trëndafilave që formojnë shifrën 100 nga ana e bashkëshortit, vogëlushja Krisa duket se ka marrë më shumë na e ëma, trendy dhe e mirëkombinuar, ajo është një pasardhëse e denjë e Lauras. /Kids’Time/