Bashkëshortja e Michael Buble ndan një foto të rrallë të vogëlushit që po merr veten nga kanceri

Ata janë tërhequr familjarisht nga shfaqjet publike që kur vogëlushi i tyre u diagnostikua me kancer vitin e kaluar. Por tashmë Luisana Lopilato, aktorja argjentinase dhe bashkëshortja e Michael Buble ka ndarë një foto të adhurueshme të djaloshit të tyre 3 vjeçar Noah ndërkohë që po rekuperohet nga kanceri i mëlçisë. Shkrepja e ëmbël tregon vogëlushin ëngjëllor të shtrirë në një divan ndërkohë që thith bieronin e tij. Mamaja e tij 30 vjeçare i mban njërën këmbë, ndërkohë që në prehër mban vogëlushi Elia, djalin e dytë nga marrëdhënia me këngëtarin e njohur Buble. Duket se gjithçka po shkon mirë me Noah-n e vogël, dhe urojmë që më të keqen ta ketë lënë pas. Ata janë tërhequr familjarisht nga shfaqjet publike që kur vogëlushi i tyre u diagnostikua me kancer vitin e kaluar.

 

 

Share With:
Translate »
647 Views