“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta kujton të atin e dhunshëm

Vitin e shkuar fitoi zemrat e publikut të Sanremos me këngën “Vietato morire” një dedikim për mamanë dhe të shkuarën e familjes së tij. Ermal Meta vjet u rendit i treti por ai për të gjithë ishte fitorja morale e atij festivali.

Këtë vit u hodh në sulm dhe së bashkë me Fabrizio Moro triumfuan duke rrëmbyer çmimin e parë të festivalit më të rëndësishëm të këngës italiane.

Ka qenë vetë Ermali, që e ka thënë këtë (sipas medias italiane), që e ka deklaruar. Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalit, por për të e shkuara është vullnet për të ecur përpara.

“Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno.

Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.

Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë.

Share With:
Translate »
947 Views