George Clooney rrëfehet si kurrë më parë për familjen

George Clooney është shquar për të qenit tepër i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private dhe tani akoma më shumë për familjen. Por, ndoshta me kalimin e viteve aktori e ka zbutur qëndrimin strikt ndaj medieve dhe është shprehur hapur gjatë një interviste në emisionin e David Letterman.

Ndërsa foli për bashkëshorten Amal dhe binjakët e tyre, Clooney tha se synimet e tij në jetë kanë ndryshuar ndër vite.

“Para se të lindnin binjakët, e gjithë dashuria ime ishte për Amal, një grua që ma rrëmbeu zemrën dhe tërësisht jetën. Kam në krah dikë, jeta e së cilës vlen më shumë se vetë jeta ime. Një ndjenjë të tillë s’e kam përjetuar kurrë më parë”.

Lidhur me fëmijët Alexander dhe Ella, Clooney tha: “Me lindjen e tyre jeta ime është kompletuar”.

Share With:
Translate »
669 Views