Batanija e Archiet fsheh një sekret të dhimbshëm

Siç tashmë është vënë re, çdo dalje publike e Meghan Markle komentohet deri në detaje. Ashtu ka ndodhur edhe me daljen e parë të saj me djalin në krah, fill pas lindjes. Duke nisur nga pamja e dukeshës dhe deri tek batanija me të cilën kishte mbështjellë djalin, komentet nuk munguan.

Pikërisht për këtë të fundit janë bërë disa kërkime dhe është zbuluar origjina e saj.

Sipas ‘Daily Mail’, batanija organike që shitet nga një kompani e veshjeve për fëmijë, kushton plot 6000 paund dhe prodhohet në një qytezë të Indisë. Detajet që kanë habitur publikun lidhen me faktin që puntorët që merren me prodhimin e saj paguhen shumë pak dhe jetojnë në kushte mjerane.

Një pjesë e mirë e tyre as nuk e dinin se Meghan dhe Harry ekzistojnë dhe aq më pak të njohin vlerën reale të batanijes që prodhojnë. 

Share With:
Translate »
1161 Views