Beatrix ka një dedikim prekës për babanë e saj të ndjerë: “Unë do të të bëj krenar”

Këngëtarja Beatrix Ramosaj vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes! Emri i saj u lakua jashtë mase shumë sidomos gjatë kohës që ajo krijoi një lidhje dashurie me Donald Veshajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Edhe pse nuk është më me Donaldin, Trixa vijon t’i përkushtohet vetes dhe të merret me muzikë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një postim në Twitter, ku ka bërë një dedikim mjaft prekës për babanë e saj të ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenar. Na mungon çdo ditë,”– shkruan Trixa krahas fotos që ka publikuar në Twitter.

Ju kujtojmë që babai i Beatrix dhe Alban Ramosajt, ndërroi jetë shumë i ri. Dy këngëtarët janë rritur nga nëna e tyre, Antigona.

Këngëtarja herë pas here i kthen përgjigje ndjekësve të saj në Instagram. Para pak kohës, dikush e pyeti Trixën nëse ka diçka për të cilën është penduar.

Por ja ç’shkruante Trixa:

“Kuptova dhe njëherë se koha kalon shumë shpejt. Është qejf për mua, jeta ime është qejf. Nuk jam e penduar, për shkak të gjitha ndjenjave, momenteve të vështira dhe lumturisë. Mendoj se është e gjitha një eksperiencë”.

Share With:
Translate »
111 Views