Beatrix na paska gënjyer të gjithëve, nuk mban mbiemrin e babait

Beatrix-in e kemi njohur që në fillim me emrin e saj dhe jo me emër arti siç zgjedhin një pjesë e artistëve. Përsa i përket mbiemrit, deri tani e dinim që ajo mban mbiemrin e njohur Ramosaj por nga një foto e postuar në story-n e saj na lë të kuptojmë që ajo mban mbiemrin e të ëmës. Ajo ka marrë pasaportën shqiptare dhe në detajet personale shkruhet edhe mbiemri Kamerolli, ndryshe nga ajo që e kemi njohur gjithë kohën. Nuk e dimë nëse ky është ndryshim si pasojë e ndonjë martese pasi edhe Albani mban mbiemrin Ramosaj, njësoj si e ëma e tyre. 
Albani dhe Beatrix i shtohen listës së gjatë të artistëve të cilët kanë marrë nënshtetësi shqiptare si Era Istrefi, Linda Halimi apo Getoar Selimi. 

Share With:
Translate »
989 Views