Shokon lypësi që e strehuan: Vrava nënë e bir por jam i mërzitur pse nuk vrava babain

Një burrë i pastrehë i burgosur me burg përjetë për vrasjen e një nëne dhe djalit të saj adoleshent, i tha policisë se ishte i “lumtur” që e kishte kryer krimin dhe i “mërzitur” pse nuk kishte vrarë gjithashtu babain. Aaron Barley, 24 vjeç, pranoi vrasjen e Tracey Wilkinson, 50 vjeç dhe Pierce, 13 vjeç, në shtëpinë e tyre familjare në Stourbridge, West Midlands, pasi familja me dashamirësi u përpoq ta ndihmonte për t’u rikthyer në jetën normale. Gjithashtu, ai kishte postuar në internet kërcënime të tipit “vrasje zbavitëse”, dhe “të gjithë ju do ta paguani”, të cilat u zbuluan vetëm disa javë para vrasjes së dyfishtë. Në sulmin e egër, Aaron – i veshur me të zeza dhe i armatosur me thikë kuzhine – e goditi në mënyrë makabre gruan plot 17 herë, ndërsa djalin e goditi 8 herë në dhomën e tij. Burri dhe babai Peter Wilkinson u goditën gjithashtu gjashtë herë gjatë sulmit në pronën e shkëputur prej 600,000 £ por i mbijetuan sulmin brutal. Doli sot se pasi u arrestua, Barley i tha oficerëve të policisë:
I copëtova. Ishte një rrëmujë e rrallë. I vrava ata dhe unë jam i lumtur që e kam bërë atë” 
“Jam i kënaqur që kam vrarë dy, por jam i mërzitur që nuk e kam vrarë atë (Peter).
Duhet të kem qëndruar dhe ta përfundoja atë. Mendova se ishte kryer “.
Prindërit e të riut që kreu masakrën vdiqën kur ai ishte i ri.

Share With:
Translate »
774 Views