Bebe Rexha shtatzënë? Si qëndron e vërteta pas videos që u bë virale
Bebe Rexha mori vëmendjen me paraqitjen e saj në Grammys 2024, ku u shfaq me një fustan të zi të gjatë me tyl. Një video nga eventi u bë virale dhe komentet për peshën e Bebes ishin të shumta. Madje disa pyesnin nëse këngëtarja është shtatzënë.
Por në fakt Bebe ka treguar se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike. Ajo ka treguar se çekuilibri i hormoneve mund të shkaktojë simptoma si ciste në vezore, perioda të parregullta, puçrra, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë.
View this post on Instagram