Bebet sjellin dasmat e mëdha, bëhuni gati për të Ronaldos dhe Georginas

Edhe pak kohë dhe një nga futbollistët më të mirë të botës do t’i japë fund beqarisë. Sipas medieve portugeze, ylli i Real Madrid-it do të martohet me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në gusht të vitit të ardhshëm.

Ronaldo vendosi që të martohet pas Kupës së Botës “Rusi 2018”, ku do të luajë me përfaqësuesen portugeze, por data dhe vendndodhja e ceremonisë ende nuk dihet. Ronaldo dhe Georgina kanë qenë së bashku që nga nëntori i vitit 2016 dhe pak ditë më parë janë bërë prindër të një vajze të quajtur Alana Martina.

Share With:
Translate »
792 Views