Rrëfimi i Emilisë: “Asgjë nuk është si më parë! Kur lindi ime bijë, një pjesë e imja vdiq!

“Për shumë vite, mendimi për të pasur një fëmijë ishte gjëja që doja më shumë në këtë botë. Në rast se gjithë dëshirave të tjera arrija t’iu gjeja një shpjegim, kësaj jo! E doja dhe kaq! E kërkova dhe e kërkova derisa erdhi momenti! Nuk arrij t’i shpjegoj emocionet që përjetoja gjatë shtatëzanisë. Po konsumohesha e gjitha nga frikërat dhe dëshira për të parë time bijë! Lumturia ishte një gjendje që nuk mund ta kontrolloja, më dukej se në çdo moment isha e parehatuar.
Asnjë nga ndjesitë e mija nuk gjente mbështetje nga ato që shkruheshin nëpër libra. Kur erdhi momenti, qëndrova në gjendje ‘gatishmërie’ për 30 orë. Nuk mendoja të zgjaste kaq shumë. Mendova se do vdisja! Më dukej sikur po sillja në jetë një uragan. Sapo ma sollën në krah zemra më shpërtheu.
Mirëpo, gjendja pas lindjes ishte e paparashikuar. Sigurisht që kisha lexuar libra e situata të ndryshme por asnjëherë nuk është siç e përjeton vetë. Lodhja ishte e jashtëzakonshme. Vajza kërkonte të pinte vazhdimisht. Isha e tmerruar nga ideja që nuk mund ta ushqeja aq sa donte. Nuk kisha mjaftueshëm qumësht! Gradualisht vajza nisi të përdor qumështin e blerë. Në javët e para mendoj që nuk isha më njeri. Vajza mu kthye në obsesion, më dukej sikur ishte me mua edhe kur nuk ishte në dhomë ose e anasjella. Sapo mbyllja sytë, për të fjetur, më dilte përpara. Shpesh herë humbisja kontrollin e jetës. Ditët u ngatërruan me njëra tjetrën, orë nuk kishte më!
Është e kotë t’ju them se sa shumë e dua vajzën por, nga ana tjetër, dua edhe punën time, jetën time që nuk po e gjej më prej tensionit të vazhdueshëm! Mëmësia moderne po e ‘zhduk’ gruan nga jeta e vërtetë, e bën pa zë. Ato teoritë se mamatë janë bërë egoiste vetëm pse duan të kthehen në punë, refuzoj t’i pranoj! Edhe fizikisht kam ndryshuar, nuk jam më ajo që kam qenë. Kam prerë flokët por përsëri nuk gjej rehat. Aromat e trupit tim janë më të forta, shëndoshem më lehtë dhe vetëm te pjesa e kofshëve dhe krahëve. Me kalimin e kohës po përpiqem të përshtatem e të mësoj por asgjë nuk është më si më parë.

Living/ Burimi: Huffingtonpost

Share With:
Translate »
855 Views