Bebi është rrugës, shtëpia e re e Adelina Tahirit po bëhet gati

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, tashmë ka nisur jetë të re me partnerin e saj, avokatin maqedonas Serjoza Markov. Përpara pak kohësh ajo tregoi për ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se kishte blerë një shtëpi të re, super luksoze.

Duke qenë se Adelina është edhe në pritje të ëmbël, ka menduar që sa më shpejt të mbarojë të gjitha blerjet për shtëpinë e saj të re. Ditën e sotme ajo ka postuar disa fotografi në ‘InstaStory’ ku ka treguar të gjitha orenditë e blera, të cilat shkëlqejnë nga gurët prej diamanti dhe floriri. Këngëtarja ka thënë se çdo gjë e blerë i përket firmës ‘Versace’ dhe me siguri kapin shifra marramendëse.

Shtëpia e Adelinës gjendet në një nga lagjet më elitare dhe luksoze të Shkupit, prandaj dhe mobiliet duhet të përshtaten me vendin. /revistawho.com

Share With:
Translate »
1891 Views