Sharon Stone, një nënë strikte me tre djemtë e adoptuar

Aktorja amerikane, Sharon Stone, do të rikthehet në ekranet televizive, pasi merr pjesë me një rol kryesor në serialin “Mosaic”, të krijuar nga Steven Soderbergh.

Gjatë një interviste lidhur me rikthimin e saj, ajo është ndalur edhe tek tre fëmijët e saj të adobtuar. 59-vjeçarja Sharon Stone rezulton se është një nënë shumë e kujdesshme, madje ndonjëherë aq shumë saqë i vë edhe në siklet fëmijët nga kontrolli i tepruar. Ajo ka tre djem të adoptuar, Roan 17 vjeç, Laird 12 vjeç dhe Quinn 11 vjeç.

Stone thotë se ndihet krenare për mënyrën sesi po i rrit vetë djemtë, por thekson se është shumë strikte për mënyrën sesi ata i trajtojnë vajzat. “Kam diskutuar me fëmijët e mi për seksin e sigurt, qëkur kanë qenë 10 vjeç. Por më tmerrojmë çmenduritë që bëjnë fëmijët sot për të vënë në provë veten. Nuk mund ta besoj kur shoh disa mesazhe në telefonat e tyre me vajza gjysmë të zhveshura, fotografi të cilat i kanë shkrepur vetë.

I bëj thirrje çdo nëne, që të kontrollojnë telefonat e fëmijëve të tyre, sepse është shumë e nevojshme. Kur shoqet e djemve të mi vijnë në shtëpinë time i marr veçmas dhe diskutoj pak me to”-është shprehur Stone, teksa shton se tre fëmijët e saj e urrejnë një gjë të tillë, pasi sipas tyre kjo i turpëron.

“Pse na turpëron më pyesin, ndërsa unë iu përgjigjem se t’i vë ata në siklet është pjesë e punës sime”-është shprehur më tej Stone. Gjithashtu, aktorja e njohur e cila është divorcuar dy herë, thotë se nuk e ka me nxitim të martohet sërish.

Share With:
Translate »
678 Views