Bebi solli menjëherë ndryshimin e madh në jetën e prindërve…

Aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja” është në qiellin e shtatë. Sapo u mësua lajmi se partnerja e tij 25-vjeçare Feyza Aktan, është në pritje të ëmbël, mediat turke kanë mësuar se edhe dasma do të vijë shumë shpejt. Feyza Aktan është në muajin e dytë të shtatzënisë dhe ka akoma kohë për të mësuar gjininë e fëmijës, megjithatë për Kahramanin kjo nuk ka rëndësi. Ai mezi po pret momentin kur të ketë në krahë fëmijën e tij.

Për shkak të shumë angazhimeve artistike, Ozçan Deniz nuk kishte planifikuar martesë të shpejtë me Feyza Aktan, por tani është momenti i duhur. Ishte menduar që dasma të organizohej jashtë vendit, por së fundi mediat turke shkruajnë se ceremonia do të jetë e thjeshtë dhe do të mbahet në Turqi.

Ozcan Deniz (45 vjeç) dhe Feyza Aktan (25 vjeç), kanë së bashku më shumë se një vit. Deniz është shumë i lumtur që do të bëhet baba, ndaj edhe nuk do ta zgjasë më shumë kurorëzimin e dashurisë.

Deniz e ka ndarë lajmin edhe me të afërmit e tij pa e fshehur lumturinë për këtë moment shumë të rëndësishëm të jetës.

Share With:
Translate »
1264 Views