Zbulohet gjinia dhe emri i bebit të Kate Middleton

Pas George dhe Charlotte, Kate Middleton dhe princi William janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Mediat angleze shkruajnë se dukesha e Cambridge është në pritje të një tjetër vajze, madje shkojnë dhe më tej, duke thënë se tashmë kanë zgjedhur edhe emrin e vogëlushes, ajo do të quhet Alice.

Duket se Kate ja ka treguar gjininë të shoqit në mënyrë të ëmbël.

Pasi William ka shoqëruar të birin George në shkollë, ka gjetur në kthim mbi tryezë ëmbëlsira rozë dhe një letër ku i shkruante se do ishin në pritje të Alice.

Por kjo shtatzëni nuk e ka marrë aspak mirë Kate, për shkak të të vjellave dhe komplikimeve të tjera shëndetësore. 

Share With:
Translate »
1156 Views