Bebja nuk duhet të pastrohet menjëherë pas lindjes

Nëna të tinejxherëve, rikujtoni ditën e lumtur kur djali apo vajza juaj kishte lindur: menjëherë pas lindjes doktorët ua kanë marrë të porsalindurin. Ka qenë e pritur që bebja të pastrohet. Por, ekspertët tani thonë se ka disa dëshmi të cilat sugjerojnë se prindërit duhet të presin pak më gjatë para se ta pastrojnë beben – të paktën 24 orë, ose më shumë

“Është e rëndësishme të mbani mend se bebet lindin të pastra”, shpjegon Dr. Ira Jaffe.

“Mënyra se si janë dizajnuar të vinë në këtë botë, është mënyra se si duhet të vinë”.

Bebet lindin të mbuluara me një substancë të bardhë, për të cilën mendohet se është mirë të pastrohet sa më parë. Por kjo substancë, e quajtur verniks caseosa, mund të jetë fitimprurëse nëse e lini më gjatë.

Një studim i vitit 2004 tregon se verniksi ia shton një shtresë mbrojtëse lëkurës, gjë që e bën atë më të butë dhe e mbron sistemin e imunitetit. Veç kësaj, verniksi dhe lëngu amniotik përmbajnë peptide antimikrobiale të cilat e ruajnë beben nga bakteret dhe kërpudhat. Një artikull tjetër i publikuar në një revistë shkencore tregon se edhe pneumonia me meningjit janë mes sëmundjeve të cilat ky agjent i mban larg.

Përderisa ende nuk dihet se kur është koha e duhur për ta pastruar beben, vonimi i këtij procesi do të fillojë të praktikohet nga shumica e grave që dëgjojnë për këtë.

Share With:
Translate »
95 Views