Bëhet baba për herë të parë futbollisti i kombëtares shqiptare

Para disa muajsh bashkëshortja e futbollistit të kombëtares shqiptare dha lajmin e mirë se ajo dhe Sokol Cikalleshi do të bëheshin prindër për herë të parë.

Dhe ja ku erdhi kjo ditë e bukur për çiftin. Kornelia ka sjellë në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Rajna. Lajmin e ka bërë me dije vet sulmuesi i kombëtares, përmes një postimi në Instagram.

Ai shkruan se sot Zoti e bëri të përjetojë parajsën, duke njohur më në fund vajzën e tij.

“Zyrtarisht baba! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote! Rajna!”,-shkruan Cikalleshi në Instagram.

Share With:
Translate »
578 Views