Bekamët trokitën në derën e “Modern Family”

Familja Beckham vizitoi “Familjen Moderne” në sheshxhirim dhe bënë disa foto argëtuese me aktorët. Viktoria postoi një prej tyre në rrjetet sociale dhe shkroi “Bekamët, familja e re moderne”. Në kuadër të argëtimit, aktori Jesse Tyler Ferguson në foton e realizuar në dhomën e ndenjjes së familjes Dumphy shkroi: “Roli i Claire luhet nga Victoria Beckham, ndërsa ai i Phil nga David. Faleminderit shumë që na vizituat në sheshxhirim. Ju adhurojmë”. Në divan nuk mungojnë fëmijët e çiftit britanik, Romeo, Cruz e Harper, ndërsa Brooklyn pozon pas tyre. Këto foto vijnë rreth një javë pas asaj të realizuar nga David dhe fëmijët në një restorant, ku pas tyre dallohet bashkëshorti i Ferguson.

Share With:
Translate »
748 Views