Bëmë baba të ngjaj! Siç duket Princi George dhe i ati ndajnë të njëjtën mendim për këtë çështje

Bëmë baba të ngjaj! Është zbuluar se Princi George mblodhi para për “Tusk”, një organizatë bamirëse të krijuar nga babai i tij Princi William, gjatë pandemisë.

Charlie Mayhew, shefi ekzekutiv i Tusk, tha për “GB News” se djali i madh i Dukës së Kembrixhit, i cili mbush nëntë vjeç më 22 korrik, “me shumë ëmbëlsi bëri një shitje të vogël tortash për të mbledhur para për “Tusk” gjatë pandemisë dhe shkroi një kartë të ëmbël, duke demonstruar qartë shqetësimin e tij për jetën e egër në Afrikë.”

William u bë “Mbrojtësi Mbretëror” i “Tusk”, “misioni i të cilit është të përforcojë ndikimin e iniciativave progresive të ruajtjes në të gjithë Afrikën”, krijuar në vitin 2005. Duka ka thënë më parë se ruajtja e jetës të egër “është një çështje që ai e ka shumë për zemër”. Duket se George ndan pasionin e babait të tij për ruajtjen e jetës së egër.

Në vitin 2020, William tha për “Sky News” se George u trishtua ndërsa shikonte një dokumentar të Sir David Attenborough mbi zhdukjen e kafshëve. “Në fakt Xhorxhi dhe unë duhej ta fiknim televizorin në ato momente.

U trishtuam shumë që në gjysmë të rrugës dhe ai më tha, “Ti e di që nuk dua ta shikoj më këtë”. Pse e pamë deri këtu?”, kujtoi Duka në atë kohë.

“Ai është shtatë vjeç dhe po më bën që tani këto pyetje. Ai me të vërtetë e ndjen dhimbjen dhe mendoj se çdo shtatëvjeçar në Afrikë mund të lidhet me këtë.”

Share With:
Translate »
11 Views