Bëmë baba të të ngjajë! Djali i Christiano Ronaldos identik si i ati

Futbollisti i famshëm Christiano Ronaldo është shprehur se djali i tij i madh ka trashëguar aftësitë e tij në futboll. Për ta vërtetuar këtë, ai ka postuar në rrjetin social ‘Instgram” një fotografi të Christiano-s Jr duke imituar pozën e tij të famshme pa bluze.

Dhe në fakt, 7 vjeçari dukej identik si babai i tij. Ylli i Real Madridit e kishte shoqëruar fotografinë me fjalët: Jr më thotë: Babi do të bëhem si ty!

Si mendoni? Padyshim që Christiano Ronaldo i jep djalit të tij të madh herë pas here këshilla për futbollin. Madje ata shkojnë edhe bashkë në palestër. Adhuruesit e tij janë kënaqur me fotografinë që ka postuar futbollisti portugez.

Madje ka disa nga ata që kanë komentuar se djali i tij do të bëhet edhe më i mirë se ai. Shtatë vjeçari mësohet se ka ardhur në jetë përmes një nëne mbartëse.

Ronaldo u bë baba sërish me dy binjakë qeshorin e kaluar, gjithashtu me nënë mbartëse, ndërsa në nëntor u bë baba për herë të katërt, pasi mirëpriti vajzën e tij Alana, me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Share With:
Translate »
714 Views