Vdekja e 16-vjeçarit në Durrës, xhaxhai: Djali shkoi 5 minuta me vonesë në mësim, mësuesja…

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku një 16-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thikë, flet xhaxhai i viktimës.

Frrok Gjakozi, tregoi se nipi i tij, Angjelo Gjakozi kishte shkuar në mësim 5 minuta me vonesë, ndërkohë që mësuesja nuk e kishte pranuar brenda, ndërsa ai kishte marrë mungesë. Xhaxhai, rrëfen mes dhimbjes për gazetaren Klodjana Haxhiaj ngjarjen tragjike dhe akuzoi mësuesen se kjo e fundit po të kishte mbajtur djalin në mësim, nuk do të kishte ndodhur krimi tragjik.

te shtepia e xhakozit

te shtepia e xhakozit34
“Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk e kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfliktua me 17-vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. Jemi të shokuar, është ngjarje e rëndë”.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në lagjen Nr.15, Spitallë. Burime zyrtare nga policia thanë se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet D.L, 17 vjeç goditi me thikë Angjelo Gjakozin, e cila rezultoi fatale pasi mori plagë të rëndë në zemër. Ndërkohë, autori u shoqërua në polici. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

Share With:
Translate »
883 Views