Bëmë mama të të ngjaj: Dojna Mema pozon me të ëmën dhe i bën dedikimin e veçantë

Dojna Mema, moderatorja e “Pop Culture” është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria, por duke u treguar e kursyer rreth jetës private.

Megjithatë, si rrallëherë Dojna ka publikuar një foto familjare. Ajo ka pozuar krah së ëmës, nga e cila duket se ka trashëguar dhe tiparet e bukura. “Ajo më mësoi se frika nuk është një opsion”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Të njëjtën foto, Dojna e ka publikuar dhe në Instastory por me një dedikim tjetër. “Jeta nuk vjen me një manual, vjen me një nëna”, shkruan ajo.

Share With:
Translate »
1216 Views