Bënë publike historinë e humbjes së fëmijës, John Legend tregon çfarë ndodhi pas atij momenti

Në muajin tetor Chrissy Teigen dhe John Legend zbuluan se humbën fëmijën e tretë që prisnin të vinte në jetë. Pas një hemorragjie dhe një problemi me placentën, Chrissy nuk arriti të sillte një jetë djalin, të cilin kishin vendosur që ta quanin Jack. Këtë ngjarje të trishtë, çifti e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Ata publikuan asokohe foto nga spitali duke qarë, teksa mbanin në krahë fëmijën e pajetë.

Shumë persona i falenderuan Chrissy-n dhe John për këtë postim e të tjerë i kritikuan. Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtari ka treguar se është ndjerë shumë mirë pasi bashkëshortja e tij vendosi që këtë eksperiencë ta ndante me të tjerët.

“Çfarë mësova gjatë këtij procesi ishte, së pari, sa shpesh ndodh kjo gjë tek shumë familje. Ndjemë sensin e vërtetë të komunitetit duke e ndarë këtë gjë me njerëzit e tjerë. Atyre ju duk se u panë nga ne dhe anasjelltas dhe mendoj se kjo ndihmon çdokënd që të përballojë hidhërimin kur e dinë se ka njerëz të tjerë që e ndjejnë këtë gjë.

Jam shumë i kënaqur që instikti i Chrissy-t ishte që ta ndanim, sepse ishte realisht gjëja e duhur për t’u bërë. Na ndihmoi ne që ta kalonim dhe mendoj se ndihmoi familjet e tjera që po kalojnë të njëjtën gjë. Njerëzit ndjehen të turpëruar dhe të vetmuar dhe mendoj se ne i ndihmuam njerëzit që të ndjehen më pak të vetmuar”, është shpehur Legend në një intervsitë për “CBS”.

Kujtojmë se John dhe Chrissy janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Luna 5 vjeçe dhe Miles, që bën 3 vjeç muajin e ardhshëm.

Share With:
Translate »
343 Views