Selena ka bërë një libër për adoleshentët dhe sugjeron të futet në kurrikulën shkollore

Selena me kontributin e vetë dhe me donacione e ka botuar librin Mental Health 101. Një manual për gjithë të rinjtë që kanë probleme me ankthin dhe depresionin. Selena shprehet entuziaste për këtë arritje dhe shkruan se këtë çështje e ka afër zemrën e se do kishte dashur që në adoleshencën e saj ta kishte një manual të tillë për t`i përballuar më lehtë problemet e shëndetit mendor.

“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më ksihin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.

Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, ka shkruar Selena në një postim që sugjeron një lëndë të tillë të hyjë në kurrikulën shkollore.

Selena ka bërë një libër për adoleshentët dhe

Share With:
Translate »
93 Views