Bes Kallaku emocionon me fjalët për të motrën në ditëlindjen e saj, po Xhensila ku mbeti?

Ana Kallaku sot feston ditëlindjen e saj të 30-të. Ajo njihet gjerësisht si motra e aktorit të humorit, Bes Kallaku, ndërsa është edhe një figurë e njohur në ekranet shqiptare në rolin e moderatores. Në këtë 30-vjetor nuk ka ka munguar edhe një dedikim i ngrohtë i Besit për motrën e tij.

Krahas një imazhi në Instastory ku duken bashkë, aktori shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuri gjaku.”

Sakaq deri në këto momente nuk ka pasur ndonjë urim publik nga ana e Xhensila Myrtezaj, e cila shpesh herë ka folur për raportet e saj të mira me kunatën.

Më herët në një intervistë, Ana Kallaku ka folur mbi marrëdhënien e saj me këngëtaren, ku ndër të tjera është shprehur se e ndjen sikur e njeh prej një jete.

“Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur.”

Share With:
Translate »
95 Views