Video tronditëse: Fqinjët shpëtojnë vajzën e vogël që ra nga kati i dytë

Një vajzë e vogël 4-vjeçare në Kinë i ka shpëtuar mrekullisht një dëmtimi të rëndë, por edhe vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Jiangxi më 10 shtator. Një fqinj i familjes së vajzës së vogël, Luo Changlie, doli nga shtëpia e tij për të hedhur mbeturinat dhe dëgjoi thirrje.

Çuditërisht, ai ngriti sytë dhe pa të voglën që varej nga dritarja.

Ai menjëherë thirri për ndihmë fqinjët e tjerë, të cilët vrapuan poshtë dritares duke mbajtur një çarçaf dhe një batanije, në mënyrë që të mbanin trupin e 4-vjeçares në rast se ajo binte.

Pak më çaste më vonë vajza e vogël nuk mundi ta duronte më dhe ra, ndërsa fqinjët e saj që arritën ta kapnin. Vajza e vogël nuk u plagos, sipas mediave lokale.

Share With:



24 Views