Amosi duhet të ndihet shumë me fat, si e thërrasin njëra-tjetrën nuse-vjehrrë
Shpesh herë kur flitet për raportin nuse-vjehrrë, gjithmonë përfytyrohet si një marrëdhënie e cila që në fillimet e saj ka disa ngërçe që ndikojnë më pas në krijimin e një raporti aspak të mirë.
Qendra është “djali” për të cilën si nëna ashtu edhe nusja bëhen xheloze për njëra-tjetrën, pasi kërkojnë një vëmendje më të madhe nga ana e tij. Ka raporte që janë pak a shumë ashtu siç ne e përshkruam më sipër, ashtu sikurse ka edhe të tjerë që e ndërtojnë marrëdhënien e tyre pa steriotipe të tjera. Yllka Mujo me nusen e Amosit, Gigliola bëjnë pjesë në grupin e dytë.
E ftuar në ‘Top Magazine’, Gigliola është shprehur se ato janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, duke vënë në dukje shprehjen “nusen zgjidhe si nëna jote”, e cila në këtë rast gjend shumë vend.
“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, u shpreh ajo.