Besi dhe Ajka luajnë aeroplanash në oborr, ndërsa Xhensila i filmon fshehurazi

Xhensila e ulur në oborrin e shtëpisë regjistronte me telefon Besin dhe Ajkën që luanin. Dhe loja e tyre e preferuar është ajo që babi e mban në krahë dhe vrapon shpejt sikur për t`i dhënë Ajkës idenë sikur po fluturon. Video e Xhensilës është e shkurtër, por e qeshura e saj tregon qartë që kushedi sa kilometra rrugë ka bërë babi Besi për të kënaqur të bijën.

Tani gjithçka rrotullohet rreth vajzës. Në një tjetër video, dy ditë më parë, Xhensila tregoi performancën e “Baby Shark” që detyrohej e ëma e saj të bënte 5 herë në ditë për të ushqyer Ajkën.

 

Share With:
Translate »
1256 Views