Besi dhe Xhensila qenkan ndarë para lindjes së djalit, kënga e re sapo na e zbuloi
“Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë. A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ike, shumë shpejt ti ike, zemrën ma le bosh. Ike, o sa kam qarë, me lot jam larë. Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër.”
Këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të publikuar ditën e sotme nga Xhensila Myrtezaj dhe padyshim mund të themi që është një deidikim për Besin, mes thashethemeve se janë ndarë.
Projekti i ri i këngëtares titullohet “Lotët”.
Edhe pse çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, prej kohësh në media po qarkullon lajmi se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Madje dyshja kanë fshirë dhe fotot më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.
Ndërsa e ka publikuar në rrjetet sociale këngën, Xhensila shkruan:
“OTET …Krijimi im me i ri
Eshte nje projekt kaq me vlere per mua sepse eshte krijuar kur brenda meje po rritej Amen..
◦ Perfundimisht nuk ka FUQI me te madhe njerezore se ajo E GRUAS , E NENES DHE E FEMRES.
◦ Sido qe te jete koha brenda jush,luftoni dhe mbroni endrren tuaj deri ne fund.
✓ Kjo kenge eshte nje “ULERIME SHPIRTI”
✓ Dhe uroj te vije te ju me te njejtin emocion sic eshte krijuar
@engliversal
Faleminderit qe zbertheve shpirtin tim nepermjet melodise tende.
@the_claudiaaaa Klaudia njeriu im, te cilit i besoj cdo zgjedhje muzikore qe sjell. Je pjes e cdo suksesi dhe plani qe kemi ne vazhdimsi per muziken.
@makeupbyelona njeriu im qe do te nxjerresh me te miren per mua. Te jam mirenjohse perjetsisht per gjithe dashurin e paster prej motre qe ke per mua. Je one and only
@aulona_mecaj @aulona_store vajza e forte qe te mbush me siguri ne cdo bisede personale dhe profesionale. Plot talent, luftarake per te realizuar gjithcka ne perfeksion.
Faleminderit @albi_nako , dhe @dori per gjithe perkushtimin tuaj ne kete projekt.
Shumica e bashkpuntoreve te mi jane njerez qe nuk ndaj vetem punen, por dhe jeten. Faleminderit qe me qendroni prane.”
View this post on Instagram