“Le frymën e fundit në duart e mia”, Diola Dosti humb personin e shtrenjtë
Nutricionistja Diola Dosti ka ndarë ditën e sotme në profilin e saj në Instagram lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të personit të saj të shtrenjtë, nënë Sofisë.
“E le frymën tënde të fundit, në duart e mia, në një ditë si kjo! E mira ime, nëna Sofia. Krenari dhe mall për ty!”, shkruan Diola Dosti krah fotos teksa mban dorën e saj shtrënguar.
Kujtojmë se Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu i cili konfirmoi zërat duke publikuar nje InstaStory me nutricionisten