Besojeni ose jo, princ Harry thotë se kjo ishte fjala e parë që tha Archie

Besojeni ose jo, fjalët e para të bebushit Archie, përfshinin princeshë Diana-n. Gjatë dokumentarit me disa seri The Me You Can’t See, që flet për jetën e princ Harry-it dhe Meghan Markle, zbulohen detaje të reja në lidhje me princin e vogë 2-vjeçar.

Sipas Harry-it, fjala e parë e tij ishte “grandma Diana” (gjyshe Diana).

“Përveç fjalëve mami, babi, kjo ishte fjala e parë që tha. Eshtë gjëja më e ëmbël në botë që në të njëjtën kohë më bën të ndihem keq.”- shprehet Harry.

Sado e çuditshme të tingëllojë, përpjekja e princ Harry-it për ta mbajtur gjallë kujtimin e të ëmës edhe tek vogëlushi ka rezultuar me sukses.

“Ai është kaq energjik, ka një personalitet fantastik. Ka filluar bën bashkë 3 ose 4 fjalë, madje edhe këndon këngë.

Përsa i përket Lady Diana-s, ai u shpreh:

“Do të doja shumë që ajo ta kishte takuar Meghan-in. Do të doja të ishte rreth e qark Archie-it tani. Kam qenë për shumë kohë i inatosur me çfarë i ndodhi asaj dhe për faktin që s’u bë kurrë drejtësi. Gjatë funeralit të saj isha jashtë trupit tim dhe thjesht ecja i humbur.”

Burimi: Elle

Share With:
Translate »
287 Views