Princi William rrëfen i prekur momentin kur mori lajmin e vdekjes së Princeshë Dianës

Princi William ishte vetëm 15 vjeç kur nëna e tij, Princeshë Diana, ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris. Së fundmi, princi ka rrëfyer momentin e vështirë kur mori vesh për ndarjen nga jeta të së ëmës.

“Skocia është burimi i shumë kujtimeve të lumtura. Por edhe më të trishtuarave. Isha në kështjellën e Balmoral kur më thanë se nëna ime ndërroi jetë. Ende i tronditur, po atë mëngjes gjeta një vend të shenjtë në shërbim në Crathie Kirk. Dhe në ditët e errëta të pikëllimit që pasuan, gjeta rehati dhe qetësi jashtë në Skoci. Si rezultat, lidhja që ndjej me Skocinë do të jetë gjithmonë e thellë”, është shprehur Princi William.

Ai ka shtuar se Skocia do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij dhe se aty ka shkuar që kur ka qenë një djalë i vogël.

Por përveç kujtimit të hidhur për nënën e tij, William ka treguar se në Skoci ka pasur edhe momentin më të bukur të jetës, njohjen me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.

“Dhe përveç këtij kujtimi të dhimbshëm, aty kam dhe një moment shumë të lumtur. Sepse ishte këtu në Skoci, 20 vite më parë, kur u njoha për herë të parë me Catherine. Nuk ka nevojë ta them se qyteti ku takon gruan tënde të ardhshme mban një vend shumë special në zemrën tënde”, është shprehur Princi William

Share With:
Translate »
187 Views