Besojeni ose jo! Teuta, Blero dhe Tara po sjellin këngën e parë bashkë

Blero ka zbuluar se po punon me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një person shumë të veçantë për të.

Këngëtari mbajti premtimin dhe do sjellë një duet me vajzën e tij të vetme, Tara.

Ai zbuloi lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku postoi një foto të vajzës në studion muzikore.

“Në punë me fëmijën hehehe! Tara ft Blero së shpejti… Siç e kemi premtuar,”- shkroi Blero.

Po Tetuta, çfarë lidhje ka në këtë mes? Tetuta ka shkruar tekstin për ta dhe këtë e ka zbuluar dje tek Rudina. Nuk e ka zbuluar temën e këngës ende, por ne mezi po e presim! Edhe pse ata kanë disa vite të divorcuar, ende ruajnë një marrdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

Share With:
Translate »
404 Views