Beteja ligjore me të atin, Britney Spears ka një kusht që të performojë sërish në publik

Britney Spears është shprehur se nuk do të performojë sërish nëse babai vazhdon të ketë nën kontroll jetën e saj. Këngëtarja me famë botërore theksoi se kujdestaria nën të cilën është prej 13 vitesh i ka vrarë ëndrrat e saj.

“Unë nuk do të performoj në skenë apo së shpejti nëse babai im vendos se çfarë të vesh, them, bëj apo mendoj. Preferoj më shumë që t’i ndaj videot nga dhoma e ndjenjes në vend të skenës në Vegas…”, tha këngëtarja.

Britney Spears Looked Terrified When a Man Rushed the Stage at Her Vegas  Show | Complex

Britney Spears Rushed by Fan at Her Las Vegas Show

Jamie Spears ka fjalën e fundit mbi pasurinë e saj prej 60 milion dollarësh nën marrëveshjen, për të cilën këngëtarja dëshiron të përfundojë. Këtë javë, Mathew S Rosengart u emërua si avokati i ri për çështjen, duke zëvendësuar Samuel Ingham, të caktuar nga gjykata, por të cilin ajo e kritikoi se nuk ka bërë sa duhet për ta ndihmuar.

Britney Spears says she will not perform while father controls career - BBC  News

Share With:
Translate »
193 Views