Beyonce dhe Blue Ivy ofrojnë ushqim për të mbijetuarit e uraganit “Harvey”
Beyonce ka ndihmuar të prekurit e uraganit Harvey, duke iu ofruar ushqim dhe duke ndihmuar të pastrehët në vendlindjen e saj në Houston, Texas. Ylli i muzikës i është bashkuar stafit dhe vullnetarëve në një strehë ushqimi gjatë fundjavës. E shoqëruar nga vajza e saj 5-vjeçe, Blye Ivy, Beyonce është fotografuar duke vendosur oriz dhe fasule në kuti, të cilat jua dorëzonte personave që kishin humbur shtëpitë e tyre gjatë fatkeqësisë natyrore. Nëna e saj, Tina dhe ish-anëtarja e grupit Destiny’s Child, Michelle Williams, ishin gjithashtu pranë të prekurve të uraganit.