Beyonce dhe Bly Ivy në qendër të vëmendjes në eventin sportiv

Kudo që shkel këngëtarja e famshme amerikane, Beyonce, nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së mediave rozë. Kështu ka ndodhur edhe kësaj here, kur ka qenë e pranishme në një event të rëndësishëm sportiv siç është ai i basketbollit “NBA All-Star Game”.

Beyonce është shoqëruar nga vajza 6 vjeçare, Blue Ivy, dhe nga nëna e saj Tina Knowles. Si gjithmonë, këngëtarja 36 vjeçare godet me look-un që zgjedh .

Ajo kishte veshur një fund të verdhë me një bluzë të gjerë kafe. Vëmendje tërhiqnin edhe syzet e saj të një stili të veçantë, të cilat nuk i ka hequr gjatë gjithë eventit.

Edhe Blue Ivy mesa duket është në gjurët e nënës së saj, pasi është vënë re shpesh herë që vishet me shumë stil.

Gjashtë vjeçarja gjithashtu ka mbajtur syve duke u kombinuar kështu më së miri me Beyoncen. Ndërsa sa i përket nënës së këngëtares, Tina, duket shumë e vështirë të besosh se është 64 vjeç, pasi është në super formë. Ajo ka zgjedhur të kombiniohet deri në detaj duke nisur nga varësja deri tek këpucët, të cilat janë mjaft të veçanta.

Share With:
Translate »
662 Views