Beyonce i rikthehet jetës normale, fotografohet në koncertin e motrës
Beyonce ka lënë binjakët për pak vetëm për të ndjekur të motrën Solange në Festivalin e Muzikës FYF. Fotot e saj të reja janë përhapur me shpejtësinë e Erës. Në të shohim një Beyonce fashioniste si gjithmonë, me një kostum ngjyrë bezhë me fund dhe një pjesë të sipërme me kapuç dhe mëngë voluminoze që fsheh shumë mirë ndonjë kile të tepërt nga shtatzënia. Ka veshur atlete të bardha dhe mban në dorë një çantë Gucci. Nuk kanë munguar as postimet nga skena e festivalit.