Beyonce në plazh, fotot konfirmojnë zërat për shtatzaninë me fëmijën e katërt

Lajmi për një shtatzëni të mundshme të këngëtares së famshme, është një nga ata që kanë qarkulluar më së shumti ditët e fundit në mediat e shkruara dhe ato online. Fillimisht, ishte një veprim i saji duke prekur barkun në një koncert në turin e fundit muzikor që ka ndërmarrë këngëtarja, por këto foto të fundit që ka publikuar britanikja Dailymail, po bëjnë xhiron e botës.

Beyonce në shoqërinë e bashkëshortit dhe vajzës Blue Ivi janë fotografuar nga paparacët duke dalë nga restoranti La Guerite në Kanë të Francës, ditën e martë pasi ata kanë konsumuar drekën aty. 36 vjeçarja është shfaqur me një fustan të gjerë, me dizajn lulesh dhe e kapur dorë për dore me të shoqin, ndërkohë që dyshimet për një shtatzëni të katërt janë shtuar edhe më shumë, pasi barku i fryrë është i dukshëm përtej stilit të gjerë të fustanit të këngëtares.

Na mbetet vetëm të presim një konfirmim të mundshëm ose jo nga ana e vet artistes së famshme!

Share With:
Translate »
571 Views