Ishte me pushime në Sarandë, humb jetën fëmija italian. Spitali sqaron ngjarjen

Një 12-vjeçar italian ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta, teksa kishte pësuar një gjendje të fikëti.
Informacioni paraprak i policisë së Sarandës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ku i mituri L.K, do të udhëtonte nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi.

Informacioni i spitalit:
Lorenzo Calabreze i datelindjes 16.07.2005 Lindur ne Bisciglie te Italise,i ardhur ne qytetin e Sarandes me date 08.07.2018 me nje grup te organizuar prej 80 personash ,te cilet ishin vendosur ne Resortin Boungainville Bay Saranda,diten e sotme kishin planikuar per te shkuar ne Korfuz,ne oren 8e 48 min eshte thirrur urgjenca e Spitalit Sarande nga Porti Sarande. Ne oren 8 e 50 min eshte nisur Ambulanca prej Spitalit,dhe ne oren 8 e 58 min eshte sjelle ne spital,ne viziten e pare midriaz e shprehur pa shenja vitale jete pa puls dhe pa tension. I eshte filluar Reanimimi i menjehershem ,elektrokardiograma e pare rezultoi me brilacion ventrikular dhe ne vazhdim pavaresisht se femija ishte pa shenja jete eshte vazhduar dhenia e ndihmes per 60 min ne prani te dy reanimatoreve,kardiologes te drejtorit dhe nendrejtorit qe te dy mjek,pediatrit dhe dy mjek te urgjences.Femijes i eshte bere goditje elektrike eshte intubuar dhe jane dhene gjithe medikamentet sipas protokollit.

Share With:
Translate »
691 Views