Beyonce nuk është aq në formë sa e menduam, shikoni daljen e fundit në publik (video)

Beyoncé ishte sërish në qytet fundjavën që lamë pas, tek dukej shumë mirë dhe pse ka vetëm 5 javë që ka sjellë në jetë binjakët. Këngëtarja, 35 vjeçare, e cila solli në jetë Rum dhe Sir në 13 qershor, ka zbritur në Los Anxhelos së bashku me të motrën, Solange Knowles, për të parë Missy Elliot në performancën e saj në Fyf Fest. Ndërsa të treja pozonin në një foto për Missy Elliot ato dukeshin shumë të lumtura. Beyoncé kishte veshur një pelerinë, pantallona xhins të zeza të ngushta. Këtë veshje e kishte kombinuar me një palë këpucë të zeza me takë të lartë, dhe një palë syze me xhama të errët rrethuar nga skelet argjendi. Ajo që bije në sy, është pesha e saj trupore që ndodhet ende rreth belit dhe kofshëve, tërësisht normale për një lehonë. Kjo na bëri të dyshojmë nëse në fotot paraardhëse ka patjetër prezencë photoshopi.  Ndërsa Missy Elliot në një status në rrjetet sociale shkruan, ‘Faleminderit motrës sime të mirë, Solange Knowles, ti e di si i bëjmë gjërat ne. Dhe faleminderit motrës sime të mirë, Mbretëreshës, Beyoncé. Ato gjithmonë më kanë treguar mua dashuri dhe unë jam e përulur’. Beyoncé, është parë të kërcente në skenë gjatë koncertit, që në fakt ishte i pari për Missy Elliot pas gati një dekade.

Share With:
Translate »
1005 Views