Beyonce sjell një tjetër set fotografik të shtatzanisë

Nëse mbretëresha e muzikës nuk do të ishte e tillë, e sigurtë që në karrierën e saj do të ishte një modele.
 35-vjeçarja Beyonce, në pritje të binjakëve ka postuar në Instagram foto të saj e veshur me mjaft stil për një darkë me bashkëshortin Jay Z. Ky është i disati koleksion fotografik që ajo ndan me ndjekësit e saj, duke na mrekulluar cdo herë po njësoj.
E veshur me një fustan të zi me një detaj të vogël në një shpatull ku duket barku i rrumbullakosur,kapele e zezë në kokë, një pardesy ngjyrë e artë dhe sfondi në një ngjyrë blu. Padyshim ajo mbetet një divë në të gjitha kuptimet  e fjalës, pavarësisht disa kilogramëve më tepër.

Share With:
Translate »
2953 Views