Përsëritet historia, senatorja ushqen me gji foshnjen në Parlament

Senatorja  Larissa Waters ka ushqyer vajzën e saj 2 muajshe në Parlament, dhe fotot e saj po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Waters njëkohësisht nënkryetare e Partisë së të Gjelbërve Australiane, sipas “The Independent” është ushqyer me gji nga nëna e saj në Dhomën e Senatit.

“Jam shumë krenare që vajza ime Alia është fëmija i parë që ushqehet me gji në parlamentin federal. Ne kemi nevojë për më shumë fëmijë dhe prindër në Parlament”,-shkroi Waters në Twitter.

Parlamenti Australian ndryshoi rregullat vitin e kaluar për të lejuar ligjvënëset femra të merrnin foshnjat e tyre në sallë.

Para kësaj, fëmijët ndaloheshin nga dhoma dhe nënave që ushqenin me gji fëmijët iu jepej një vend votimi i posaçëm.

Share With:
Translate »
6934 Views