Bijë shqipesh, Era Istrefi “ndez” finalen e Kampionatit Botëror
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, ka kënduar në finalen e Kampionatin Botëror në Russia 2018.
Ajo ka performuar “Live” para të pranishmëve.
‘Shpërthyese’ në performancën e saj, Era Istrefi ka ndezur atmosferën në stadiumin Ljuzhniki të Moskës.
Krahas saj kanë debutuar emra të mirënjohur në fushën e showbizit botëror si Will Smith dhe Nicky Jam.
‘Live it up’ ishte titulli i këngës për të cilën është folur që në fillim të Kupës së Botës, e cila na bëri të ndihemi krenarë për bashkëatdhetaren tonë, tashmë me famë botërore, Era Istrefi .
Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.